Monday, February 25, 2013

Saint Anthony Church


Meqenese e hena filloi me shi dhe une nuk pata mundesi te ndaj veshjen e sotme me ju,po ju flas per fundjaven time ose me sakte per te dielen.

Te dielen vizitova per here te pare ne jete Kishen e Lacit apo te Shen Ndoit apo Shend Ndout apo Ndonit apo Antonit dmth qe i bie te jete i njejti person.

Tani pervec faktit qe u ndjeva shume keq qe s'dija ti pergjigjesha pyetjeve te vajzes time te madhe kush ishte ky Ndou dhe jepja pergjigje diplomatike te terthorta dhe me qeshej me vete nese im ate do merrte vesh qe ne nuk e njifnim tamam c'kish bere Shen Antoni.

Gjithsesi kishim shkuar me objektiv te qarte do luteshim!
Dhe pasi u ngjitem te vendi i qirinjve aty ndezem rreth 15 qirinj nga nje per koke per gjithe familjaret per secilin nga nje deshire te ndryshme dhe i vume ne cepa shkembinjsh me vete sipas familjeve perkatese.

Kuptohet qe atje fryn se eshte maje mali dhe gjetem nje si shpelle te vogel dhe aty me nje kembe ne ajer beme lutjet me Lean, te madhen, dhe disi te lehtesuara ishim shuuume te kenaqura me veten

Tani do thoni ju per cfare u lut Lea
Po qe Zoti ti dhuronte disa krahe qe kjo te mund te fluturonte,pasi e binda qe krahet nuk jane dhe aq te bukur se s'do kish mundesi te vishte rrobat qe ka, po dhe me rroba me krahe s'do dukej dhe aq bukur...shtoi pjesen qe keta te ishin magjike te shfaqeshin kur te thoshte Lea dhe te zhdukeshin po ashtu me magji.

Tani edhe mama e Leas smund te jete me mire se Lea dhe pasi tha 45 mije lutjet e saj DUA DUA DUA
mendoi qe ne fund duhet te marresh nje angazhim qe te te plotesohet lutja.
ME shpirt neper dhembe fillova fjaline me zeeee

Premtoj qe nuk do bej asnje blerje Rroba Kepuce apo Akeseore (ne mendjen time ishte 2 muaj :) por per 2 muaj kemi ditelindjen dhe ishte shuuume ) dhe me ze thashe per 1 muaj as online dhe as neper dyqane :)
Dhe pasi e leshova kete premtim ndjeva nje boshllek ne stomak sikur te me kishin hequr nje pjese te trupit apo duhet te thoja te trurit me mire.

Nejse vazhduam me tej hyme ne kishe ishte vetem nje plak qe fliste me vete,edhe pasi pame pikturat dhe vendin e qirinjve tashme te shkurter e rrumbullake u ulem ne gjunje me lean dhe filluam te thonim te njejtat lutje pak me shkurt dhe aty (dmth filluam te flisnim edhe ne me vete)
Tashme i kishim me te sintetizuara lutjet e dinim cfare donim dhe fjaline Nuk do blej per nje muaj e thashe me shpejtesi sketerre me shpresen qe Shen Antoni te mos ishte me regjistrator.

Dolem dhe nga kisha dhe shikojme tabelen Shpella e shen Vlashit shkuam dhe aty,aty dy gra pinin uje nga shkembi qe kullonte ,sigurisht e pime dhe ne :) pastaj meqe koleget me kishin thene qe duhet te fusje koken ne nje si grope lart ne tavan te shpelles une mezi prita dhe shyqyr qe e gjeta.

Ishalla te sjell trute thashe me vete dhe binda dhe Lean ta fuste koken dhe ajo s'i dihet.

Me pas vazhduam rrugen dhe ne koke kisha vetem nje Pyetje
Po Vlashi kush ishte dhe c'donte te Kisha e Shen Antonit qe kishte dhe shpelle madje.

U futem ne makine me ndjesine e cuditshme te vendeve mistike qe ti nuk e di a je e lehtesuar por padyshim je mbushur me shprese dhe pozitivitet dhe nderkohe kthehemi per kryqin e fundit te dera dhe ishte Kisha e Shen Ndout dhe une po e lexoja.
Vajza e madhe thuaj Kisha e Lacit se na cmende me kete emrin.

E mire kishte te drejte e kisha hutuar kot nderkohe ajo var turinjte dhe me thote
Une mendoj qe Zoti nuk do ma plotesoj deshiren nuk do mi japi krahet
Po nuk pate besim i them une nuk do ti japi duhet te kesh shume besim.

Mire me tha kam besim kur te shkoj ne shtepi tha do hidhen nga krevati Kati i dyte dmth te shikoj a fluturoj dot.

Tani meqe Shen Ndou meqe Leas nuk ja plotesove ,te lutem plotesoja mames dhe une do e mbaj premtimin :)


9 comments:

  1. ahahahahahaahhahahahaahh vetem ti mund te shkruash ne kte menyre ..me kenaqe dhe ju ndihmoft dhe duhet te shkosh prap ..Te perqafoj ty edhe gocat :) Alida

    ReplyDelete
  2. e verteta eshte se dhe une kam vite qe shkoj te kisha e lacit , madje nga andej jam dhe me origjine dhe se di ca beri dhe kush ishte shna ndou ..weirdd :P
    te keshilloj te shkosh te martave , se shpejti nisin 13 te martat e kishes qe jane te shenjta dhe ndjesia eshte komplet ndryshe per mua te pakten :)

    ReplyDelete
  3. Me ne fund dikush qe shkruan pa doreza, hahhahha sa kam qeshur! Nice Estela. Mua me ka ndodhur dicka e ngjashme kur kam qene ne Shen Naum,ne Maqedoni. Atje perkulesh mbi varrin e Shen Naumit dhe degjon nje si rrahje zemre, thone se personat e paster e degjojne,mekataret jo. Ceshte e drejta ne e degjuam te gjithe,ishim nja 60 veta :)
    Por mendimi i pare dhe me pas 1 ore diskutim ishte, cfare te kete aty, ndonje aparat qe imiton rrahjen e zemres apo ndonje truk tjeter? Kurse nje shoqja ime qe pati shkuar ne kishin e Shen Spiridhonit ne Greqi,kish qeshur e kish lene nam kur kishte pare ate qe te gjithe i le me goje hapur. Historine duhet te keni degjuar besoj. Me 12 dhjetor kur kremtohet Shen Spiridhoni,ne Kishen e tij, tek varri,futin cdo vit kepuce te reja dhe pas nje viti kur e hapin,i gjejne kepucet e perdorura! Besohet se ai ec me to gjate vitit.
    Ka shume pikpyetje qe na vijne ne mendje kur vizitojme vende te shenjta. Por me shume se ato,marrim me vete qetesine ose ate qe une e quaj,ndjesia bosh. Ju ndihte si familje. Mire do ishte te kishim pare edhe nje foto nga ty, si ishe veshur per ne Kishe. Mbase next time....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te Kisha e Shen Spiridhonit nuk u dashka vajtur,pastaj mrekulli do ish nese i fut te vjetruara dhe te dalin te reja hahahaha.

      S'e paraftyroj dot Spiridhonin duke shetitur me Takat e mia :)
      Estela.

      Delete
  4. ahahhahahahhah Estela me kenaqe ;)

    ReplyDelete
  5. hhahahhahahhah. Goce nuk e di cpune ben ti ne Banke, por per mua ke nje sens humori te papare dhe di te shkruash shume bukur. Bej c'bej dhe shkruaj ndonje romal se do te kesh sukses te sigurt :)

    ReplyDelete

Total Pageviews