Saturday, February 23, 2013

London Calling


Edhe pse kisha pergatitur dicka komplet tjeter qe lidhej me Javen e modes ne Londer e cila sapo kaloi,jo rastesisht zgjodhem keto kabina telefonike tipike te Londres.
Por ne vend t'ju flas per veshjen sot,rastesisht ndeshem ne nje post ne Facebook nga nje ish kolege dhe mikeshe, e cila prej dy vjetesh vazhdon masterin ne Londer, i cili kish lidhje me komunikimin.Duke marre shkas dhe nga format e komunikimit ne Blog apo Rrjetet sociale qe nje pjese jane per te ardhur keq mendova se do kish vlere ta ndaja kete postim me ju.
Ftoj te gjithe ndjekeset por dhe dhe ata qe kalojne rastesisht ne kete blog ta lexojne pasi pervec analizes shume te sinqerte qe ka bere Edlira mendoj se ka ardhe koha per ne ballkanasit te marrim pak shembull 
Une e para !!!

Postimi...
Ja pra shoke qe edhe pas 2 vitesh vazhdon te me beje pershtypje ketu ne Angli stili i komunikimit... pergjithesisht stil indirekt... Eshte nje komunikim aq i embel i sjellshem dhe fisnik por ne te njejten kohe ndonjehere duhet te hash 2 furra buke :) pastaj te kuptosh nqs ai tjetri te tha po apo jo, nqs eshte i shqetesuar apo i qete, nqs te beri nje kompliment apo kritike ... toni i zerit dhe mimika jane gjithmone njelloj kur thone 'jam i lumtur' sikurse kur thone 'i'm so upset' 

Duhet te trajnosh veshin dhe te zhvillosh nje degjim te vecante per te kuptuar nuancat e bisedes, sepse shumica e komunikimit eshte e nenkuptuar ...

Te mesuarit e nje komunikimi te ri ndonjehere me duket njelloj sikur te mesosh makinen per here te pare, kur instruktori te thote ‘qe te dish kur te nderrosh marshin, degjo zhurmen e makines, nqs eshte zhurme e forte ngrije marshin, nqs eshte zhurme normale mos e ndrysho marshin’ Por sigurisht kur je fillestar ‘zhurma makines’ njelloj te duket dhe s’eshte e lehte ta dallosh ndryshimin, sepse do eksperience dhe praktike. E njeta gje dhe me nje stil te ri komunikimi ndonjehere nuk eshte e lehte te kuptosh nuancat apo nenkuptimet e te folurit qe ne momentin e pare..

Eshte interesante se ne fjalorin britanik nuk ka asnje fjale negative, por ne vend te tyre ka pozitive pexhorative, pra nuk thuhet 'shume keq' por thuhet 'jo dhe aq mire'. Nuk thuhet 's'eshte e vertete' por thuhet 'jo plotesisht e vertete' Nderkohe qe superlativat i gjen sheshit thuajse ne cdo dy fjali :) per te thene ‘sa te bukura keto lule’ thuhet ‘this flowers are absolutely georgeous’, ose ‘this music is absolutely fantastic’, ‘your dress looks absolutely brilliant’ :)

Nderkohe per cudi forma urdherore e te folurit nuk egziston fare, por eshte e zevendesuar nga forma pyetesore... per te te thene 'kalo nga ana tjeter e rruges' thuhet 'would you like to cross the street?' 

Eshte e forte gjithashtu kur verej se fjala 'kurre' ose 'asnjehere' gjithashtu evitohen ne maksimum ... ne vend qe te thuash 'une kurre nuk do te haja ushqim kinez' thuhet 'chinese food is not my first choice and i wouldn't usually go to a chinese restaurants if i’m dining out'. 

Per te thene ‘nuk jam dakort me ate qe thua’, per shembull ne rast se bashkefolesi po flet per UFO dhe ekzistencen e tyre nderkohe qe ti nuk beson se aljenet ekzistojne i thua ‘i understand the point you are making but we don’t have considerable evidence to prove their existence for the time being’ ose per ti dhene fund muhabetit kur nuk bihet dot ne nje mendje thuhet ‘let’s agree to disagree’ dhe mbaron muhabeti ..

Dhe per ta mbyll kete koment me stilin anglez te komunikimit do thoja ‘I find this topic absolutely fascinating’ :):):) lol... 

From :Edlira Tartale






















11 comments:

  1. Shume bukur: Veshja edhe postimi i Edlires:)))

    ReplyDelete
  2. This outfit would not be my first choice and I wouldn't usually dress :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Thanks my dear that you get the idea. See?! It is fascionating.

      Delete
  3. si kjo xhaketa kam dhe une 1 por eshte ngjyre pana, dhe e kam ble tek te perdorurat :/ eshte sh e kendhsme, po asnjehere se kam vesh me fustan. :)

    ReplyDelete
  4. edhe nje pyetje ky vendi ku eshte fiks ne tirane??? se qeka sh lezetshem :)

    ReplyDelete
  5. qyqa mi grua mblidh mendjen se le nam ,fustan i holle me bluze lesh na cudite ,teperatura jashte te kercasin dhembet

    ReplyDelete
  6. Edhe mua me jep pershtypjen qe disa nga veshjet e fundit nuk jane shume te trasha duke marre parasysh kohen. Po po ta mendosh qe leviz me makine, dhe vendet ku shkon (lokal, pune) kane ngrohje, s'eshte ndonje gje kaq e habitshme.

    ReplyDelete
  7. Veshje e pare, fytyre e pare, ambient jo shume i pare,buzeqeshje e sinqerte edhe kjo e pare, po mesazhi I PAPARE: "Nothing looks like it SEEMS" edhe pse mua serisht me PELQEN!!!!

    ReplyDelete
  8. Kombinimi i te verdhes me jeans eshte nje nga te preferuarit e mi. Me behet shume qejfi qe e pashe ne kete "projekt" tendin edhe pse per vete e perdor ne vere :) Fundi dhe xhaketa jane shume te bukura. Bluza mendoj se nuk te komplimenton sic duhet ne pjesen e siperme, megjithate per te arritur look-un qe deshiron atehere kur eshte teper vone te porosisesh ne Asos, mendoj se duhen bere dhe sakrifica :) Pres me kureshtje vendodhjen. Keep up the thematic looks ;)

    ReplyDelete
  9. Υour current article featurеs prοven helpful
    to us. It’s quite usеful аnd уou are cleаrly really еducatеd in thіs fielԁ.
    Үou possess openеd our eyes to be аble to numеrous ορinion
    of this topic along with іntеresting and sоund
    content mateгial.
    Feel free to visit my website :: meridia

    ReplyDelete
  10. Thе wгite-uρ has establiѕhed necеѕsaгy to myself.
    It’ѕ quіte informatіve
    аnd you are naturаlly quite well-infогmеd of this typе.
    You pοsseѕs opеnеd up my face іn oгder to ѵaгіous thοughts аbout
    thiѕ pаrticulaг tοpiс togеther ωіth іnteгeѕting
    and sounԁ ωritten сontеnt.
    Also visit my blog post ; viagra

    ReplyDelete

Total Pageviews