Tuesday, February 19, 2013

Shirt or Dress Gift


Ndersa me pyesnin per cfare do flasesh sot mendoja vertet po per cfare mund te flas sot nderkohe qe fustani nuk ish as zgjedhje e imja.
Une kisha porositur nje pale sandale blu lekure te ASOS  dhe nderkohe me vjen nje fustan me lule te gjitha te qendisura .
S’mund te them qe ishte keq persa kohe qe ishte deri tek gjuri,dhe c’mund te thoja per nje fustan kemishe nuk e di si I thoni ju po gjyshja ime kete e quan grykese :)  I cili pervec ngjyres mjaft te forte kontrasti me floral prints e bente me interesant .E nderkohe kryqi qe formonte dizenjo ish gjeja me e vecante e fustanit.
Ne nje dite me shi si kjo kuptohet qe mua sme mungojne kepucet e bardha qe s’dua as ti diskutoni me, po fare ,qe jane thjesht perrallore :)
Ah per cfare do flisja sot ,nuk e di nese mund te flitet, por do pergatis nje post tjeter per kete pasionin tim te semure te blerjeve online por dhe on terren  te cilat nuk e di ne do mund t’I menaxhoj ndonje dite !!!
Ah po per kete doja te flisja qe me gjithe blerjet online e aq me shume te Asos e dija qe nje dite do me vinte nje dhurate prej tyre ,te pakten keshtu beja shaka me mikeshat e mija gjithmone  dhe ja qe NDODHI
Gabimisht por Ndodhi :)
I was right!





























24 comments:

  1. O Estela ti je si yll
    Te lutem hyr ne ekran...pleaseeee!
    Te perqafoj.....na duhen ca shembuj ku femrat nuk jane taglia 0 edhe jane prape te bukura,te zonjat edhe sexyyyy!Pa harruar inteligjente!

    ReplyDelete
  2. Fustani sh bukur, por une do vecoja modelin e flokeve dhe vethet:))) Shume e fisme!

    ReplyDelete
  3. Je shume fisnike.... Komplimente!!!

    ReplyDelete
  4. je gjthm IN..te mendosh qe je dhe mami :)

    ReplyDelete
  5. Nice po nje rrip ne mes sikur do i jepte pak me shume forme.... Mendimi im kuptohet.... Te pergezoj per cdo post

    ReplyDelete
    Replies
    1. E mendova dhe une rripin per nje moment poooor e para do prishte kryqin dhe e dyta do e shkurtonte shume fustanin e do dukej si kemishe plazhi,ndaj vendosa per jo.

      Delete
  6. Me pelqejne shume floket ne kete stil. Fustani qenka enkas per ty dhe kombinimi qe i ke bere me duket shume chic edhe pse jemi ende ne dimer. My fiance makes the same joke about me and Asos :) Still waiting though.
    Pac nje jave te bukur!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te uroj te te ndodhi same thing qe ti thuash te fejuarit edhe ti TE THASHE !!!

      Delete
  7. Edhe ASOS ta ka mesuar stilin :) sepse per mendimin tim te ka bere nje dhurate fantastike dhe fiks per ty. Kombinimi akoma dhe me i bukur.

    ReplyDelete
  8. Sa pranveror ky post....:) me solle humorin. Jam shume kurioze per postin qe po pergatit. Te shohim sugjerimet e tua edhe pse me kaq dhe i lam parat rrugeve te botes. Por ama ja vlejn, dje me erdhi nje pako dhe jam totalisht shume e kenaqur.....yuuuppppyyyy Deni

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ku kishe porositur? dhe ti gezosh :)

      Delete
    2. Faleminderit e dashur. Kesaj rradhe kisha porositur te New Look. Site te tjera qe kam provuar kane qene Asos (nder te preferuarit e tu me duket...;)dhe Dorothy Perkins. Deni

      Delete
  9. paska qene dhe shtrenjte, 75 pound

    ReplyDelete
  10. Veshja yll. Please me shpjego paj si ta bej porositjen online gjithmon nqs mundesh. Jo per gje po jam pak injorante ne kto gjerat me teknologjine :p btw a eshte e sigurt porositja online?dmth a ti sjellin veshjet? Dhe sa kohe duhet te vije porosia dhe ku konkretisht. Flm dhe me fal nqs t harxhoj koh po sic e thash cti besh;kshu eshte kur snuk nga kto gjerat online

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne site si asos dhe disa te tjere qe kam listuar edhe ne kete blog Po te cilet sjellin edhe ne Shqiperi.
      Mjafton te kesh nje Karte Krediti apo Debiti dhe pasi regjistrohesh me nje adrese maili ke paswordin tend ne ate faqe.Me pas artikujt qe pelqen i fut ne shport e famshmja AD to BAG me pas i ben Checkout por ne pergjithsi hapat jane shume te qarte kur e provon kete proces.
      Nese e shikon te veshtire me dergo mesazh ne faqen e FB dhe te ndihmoj me gjate :)

      Delete
  11. Non tutti i mali vengono per nuocere!!! Madje une do te theksoja tek ty cdo fashion BRAND te bej gabim ne veshje ty te ngjan shume bukur!!!

    Tani nese theksin do ta vinim me apo pa rrip, mendimi im personal qe une e kam praktikuar shpesh here ne fustane pak a shume te ngjashem me kete tendin, eshte ti ve 2 iliqe te vogla aty ku ka qepjet anash (dmth aty ku bashkohen copat e pjeses para me ate mbrapa) dhe do te vendosja 1 rrip te holle i cili mberthehet nga mbrapa dhe terheq fustanin vetem ne ato 2 pikat e belit. ne kete menyre s'do te prishte kryqin dhe do te vinte theksin dhe tek format e tua te bukura.

    S'e di nese isha e qarte, por nese s'isha mbani mend vetem rreshtin e pare te ketij komenti!!!

    ReplyDelete
  12. Me pelqen veshja :) Por e bera nje komente sepse kam dicka qe dua ta ndaj. Shikoj femra qe vishen shume bukur me gjerat me te fundit dhe te kushtueshme. I admiroj sepse nuk kam mundesine t'i perballoj te gjitha, mgjithse nuk qahem, sepse perpiqem te zgjedh gjera jo te kushtueshme por te kohes. Por derisa admiroj keto femra te veshura ekstremisht shume bukur, me vijne fjale qe ato kane borxhe te majme neper dyqanet e Tiranes dhe aty shuhet i gjthe ai vleresim per to. Ndoshta kjo ndodh shpesh dhe eshte dicka krejt normale, por mua me duket shume fyese qe celulari te ringtoj ore e sekonde nga pronaret e dyqaneve per te te then se ka ardhur koha te shlyesh borxhin. Sesi ia dalin t'i paguajne pernjher keto shuma ( behet fjale per 2 milon - 5 milon lek) te gjitha per njhere nuk me interson, problemi i tyre.
    Meqe ky eshte nje blog ku paraqitet nje nivel i veshuri i kuruar, atehere besoj se duhen prekur dhe tema si keto. Po te pyes ty Estela por edhe te gjithave ndjekesve te blogut. Te ka ndodhur ndonjhere te gjendesh ne nje situat te till? Apo te ka qelluar te degjosh? Si mendon per kete situat qe krijohet? A eshte e nevojshme e gjtha kjo ? Duhet te bejm te tilla cmenduri per te tilla gjera? Apo une thjeshte po e zmadhoje situaten?

    Pres pergjgje :) Te pershendes.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une mendoje se ky blog nuk ka lidhje me borxhet qe kane njerzit lart e poshte per tu dukur mire. nese kjo qe ti thua ndodh e para gje qe me erdhi ne mendje eshte shprehja: Shtri kembet sa ke jorganin! Nese dikush nuk ka te ardhura te mjaftueshme per te plotesuar deshirat extra nuk me duket me vend te marresh veshje papaguar duke pretenduar se do i paguash nje dt. Une per vete jam mjaftueshem e apasionuar mbas te veshurit bukur dhe shopping manise por ajo qe bej eshte marrveshja me veten per te shpenzuar aq sa kam ne xhep. Nese buxheti im nuk esht i mjaftueshem nuk e blej sesa te marr borxh. Apo duke qene se te ardhurat e mia nuk lejojne veshje extremisht expensive une zgjedh te mos shkoj ne ato vende dhe pike. Mund te vishesh bukur dhe lire dhe per me teper pa marr borxh. Vete permbajtja dhe menaxhimi i miri i te ardhurave besoj se jan celesi per te mos krijuar telashe me huamarrjen.Gjithesesi gjithkush e di vete ceshte me mire. Sa per Estelen besoj qe ben pjese ne grupin e njerzve qe shtrine kembet sa kane jorganin! Te pershendes e dashur, fustani eshte vertet interesant. Era.

      Delete
    2. Kur lexova komentin tend gjeja e pare qe mendova te te pergjigjesha eshte Mos u merr me fjale!
      Dhe me pas fillova te mendoj nese do ishte i vertete skenari i pare qe marrin veshje 2-5 milion borxh ju lutem na thoni keto dyqanet pasi ja paskemi futur kot deri tani duke paguar,me pas shqetesimi jot eshte si i paguajne njeheresh keto para dhe prape ty nuk te intereson burimi sic shprehesh ne koment.
      Dmth rrethi u mbyll kush i merr keto rroba borxh do te thote qe ka te paguaje kaq dhe nuk ka vend per diskutim.
      Nderkohe mua sme ka ndodhur te me japin asgje borxh pa para max na ka ndodhur te na ndajne ndonje veshje duke dhene kapar per deri te nesermen apo per 2-3 dite.
      Ndaj mendoj se nuk eshte teme per t'u diskutuar persa kohe qe une nuk njoh personalisht asnje bleres dhe as shites te ketij skenari dhe te gjithe e kemi me te degjuar.
      Por edhe nese ka sinqerisht mendoj qe nuk eshte problemi jone :)
      Nese do me pyesje sa vlere ka te sakrifikosh per pamjen apo veshjen dhe deri ne c'mase ajo eshte nje "thirrje" apo nevoje aq personale apo individuale qe dhe ne kete rast nuk duhet gjykuar asnje as ai qe i jep rendesi ZERO as ai qe mund te jete ekstremisht i fiksuar.
      Nuk e di sa e kenaqur je nga pergjigjja por te falenderoj per komentin.

      Delete
  13. Me pelqen shume stili i flokeve me ate fustanin e mbyllur deri lart.. shume russian style.. dhe ty te shkon shume. do te sygjeroja jo per kete veshje por ne pergjithesi geta me ngjyre me te erret, qe kembet te te duken me te holla, ose ndonje tjeter model kepucesh ne menyre qe ti tregoj pjesen e poshtme te kembes me elegante

    ReplyDelete
  14. rаspberrу κetones enhance the fat cell is in turn help booѕt
    sаtiety levels. Fоrtunately raspbеrrу κetones changed аll that much easier.
    Нoweѵer, oѵer time. Are уоu геadу
    for а high quantity of intake that yοu do, еating frequеntly does not
    lead to thе medical fаcility.

    It is clear your obesіty problem.

    Feеl fгee to visit mу ωeb site ::
    Where can i Buy raspberry ketones

    ReplyDelete

Total Pageviews