Saturday, February 2, 2013

Spikes & Denim

Kush e tha qe vetem pse je mam nuk duhet te provosh stile qe ndoshta i shikon te nje moshe me e vogel vetem nga paragjykimi qe nuk jane te pershtatshme per ate status.
Ndalojme aq shume te veme kufij duke shprehur keshtu pasigurite tona me shume sesa te personave qe keto kufij nuk i njohin,shpenzojme aq shume kohe ne Tips-se e Keshilla se cfare duhet e nuk duhet veshur dhe harrojme qe Veshja eshte dhe shprehje e Lirise se secilit ndaj secili duhet te vishet ashtu si ai vete e ndjen.

Une zgjodha keto kunja qe kane kohe qe ma kane prishur gjumin dhe me ne fund i kam ne nje Outfit qe mendoj qe me sjell ndryshe.Veshje perfekte per nje fundjave me sheshka por qe padyshim ka gjithe komoditetin dhe pikanten e nje stili Urban.
Ah dhe dicka mese e pershtatshme per mamat e reja te cilat me kete veshje do kene gjithe autoritetin e nevojshem te femija e saj :)
E kush mund t'a kundershtoje mamen me ato KEPUCE?!!!





















14 comments:

  1. Shume bukur..!Nje ide e bukur dhe per ne jo_mamat!

    ReplyDelete
  2. Shume e bukur kjo veshje si per mamat edhe JO mamat:))) Une po them nje shprehje qe me ka mbet ne mendje :
    Vepro per aq sa ke moshen, mendo si 10 vjet me e madhe, dhe vishu si 10 vjet me e vogel :)))))

    ReplyDelete
  3. Kjo veshje ka element shume interesant, por une nuk do te zgjidhja strecet e zeza. Ndoshta ndonje pale pantallona te ngushta ngjyre tulle e erret. Do te ishte perfekte per mua :)
    Gjithsesi, te pergezoje ne teresi. Keshtu mami, gruaje, bashkeshote dua te behem une kur te rritem. Je shume elegante :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit,edhe une do preferoja te kisha disa skinny pants burgundy mundesisht dhe lekure :)

      Delete
  4. Me pelqen shum kombinimi i veshjes sidomos kjo Jaketa e Zares te ngjan shum bukur .. ti je nje mami super cool :)) <3

    ReplyDelete
  5. I really like you spiked :) Kombinimi me xhaketen me duket shume i pershtatshem ne kete outfit qe s'ka volum ne pjesen e poshtme. Dhe pa tualet (te pakten keshtu me dukesh mua) ngjan akoma me e fresket ;)
    Have a nice Sunday!

    ReplyDelete
  6. O zot sa e bukur je!Gjithmone me ke pelqyer pafund qe ne kohet kur prezantoje nete vere.

    ReplyDelete
  7. Per kete post s'po le ndo1 koment intersant pasi nuk do te arrija te "kundershtoja 1 mami si ty me keto KEPUCE". Already experienced this outfit and you on site, with our children!!!! Flm per postin dhe ate te shtune!!!

    ReplyDelete
  8. Komplimenta per kete veshje,ketu nuk mund te kem asnje kritike per ty pervec qe duhet te qeshesh edhe me shume sepse ti qesh tmerresisht bukur.

    ReplyDelete
  9. mund te di marken e kepuceve , me pelqejne shume .

    ReplyDelete
    Replies
    1. xhilda mund ti gjesh ne linkun e meposhtem,eshte free shipping dhe i sjellin dhe ne Shqiperi

      http://www.romwe.com/point-rivets-black-flat-shoes-p-18054.html

      Flm.

      Delete

Total Pageviews