Monday, February 4, 2013

Head-to-Toe Color Code

Nuk kish sesi te ndodhte ndryshe pas shiut del dielli dhe nese rrezet e tij gjejne ende pikla te vogla uji ne atmosfere krijojne ate qe te gjithe ne e quajme Ylber.
E mqse vajza e madhe nuk e kuptoi pergjigjen e pyetjes "Ku e kish shtepine ylberi?" une vetem me ylberin e mrekullueshem qe na zgjoi nuk doja te krahasohesha sot.

Shume e lodhur pas nje fundjave te gjate ne shtepi  pa asnje aktivitet  pervec gatimit, larjes se eneve rreth 7 here ,venies se lavatrices e nderjes se rrobave zgjodha Grine e jo nje Gri por disa te tilla, nga koka te kembet :)
Kombinimi nuk perfshin domosdoshmerisht 2 apo me shume ngjyra te ndryshme  ,se fundmi revistat e modes na kane udhezuar qe s'do ishte keq here pas here te na tekej te vishnim nje ngjyre te vetme si per t'i kushtuar asaj gjithe vemendjen e duhur.

 Head to Toe Color Code eshte cilesuar si levizje e guximshme dhe qe duhet provuar patjeter  e kush te mos e provonte une qe po vdisja te vishja njehere getat ne ngjyren e kepuceve (pervec te zezes qe e bejme shpesh) e per me teper me nje fustan ne te njejten ngjyre.
E gjejme te sfilatat e S/S 2013 si trend te propozuar nga Gucci,Saint Lauret Paris,Etro,J Mendel,Akris dhe kjo eshte nje arsye me shume qe te gjitha ne nje dite te vishemi me te njejten ngjyre NGA KOKA te KEMBET :)

E skish vend me te mire per setin e sotem sesa para Muzeut Kombetar ku trendin e kishin ndjekur me kohe dhe Statujat Ilire e une ne frymen e tyre po ju le nen shoqerine e outfitit te sotem.



















Best Dressed ishte Mbreti MONUN



17 comments:

  1. Pergjasat flasin per perendeshen Dea! :-) Pa fjale Estele! Bravo!

    ReplyDelete
  2. ME NE FUND NA TREGOVE QE PASKE E DHE KEPUCE TE TJERA ,SE NGELE ME NJE LLOJ VETEM NGJYRA U NDRYSHON .SME PELQEN FUSTANI AQ I HOLLE ME ATO GETA AQ TE TRASHA

    ReplyDelete
    Replies
    1. sa her duhet te ta them o marrazi mos hyr tek blogu i Esteles se ka efekt negativ tek ty. sa per te te ndihmuar ku di dhija (ti) c'eshte tagjia (stili). ne rast se nuk e kupton shprehjen. Estela je verte me shume stil zemer. Keep going :)

      Delete
  3. Youuuur shoes <3 ku mund ti gjejme???

    ReplyDelete
    Replies
    1. Asos.com por kane mbi 2 vjet qe jane porositur nuk ka me online.

      Delete
  4. Pershendetje,
    Ideja eshte interesante. Sa per fustanin; it doesn't flatter your figure. Te sugjeroj te mos veshesh dicka vetem pse duket "interesant".

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une gjithcka qe blej e blej me shume dashuri dhe me pas e vesh me po aq dashuri. Dhe jo cdo prerje apo model duhet patjeter te flatter my figure. Ka shume veshje qe me pelqejne pikerisht per pjesen interesante qe kane apo sjellin te une. Fustani eshte blere per periudhen e shtatzanise me Sharminin dhe ne syte e mi nuk e ka humbur ende sharmin.

      Delete
  5. Estela te them te verteten me pelqen me teper e veshur chic. gjithsesi nuk e di pse ty te shkon edhe ky model. se di veten time nuk e shikoj te dukem bukur e veshur me nje fustan te tille. anyway, kepucet qenkan fantastike...mos i hiq nga kemba :) te pershendes Besa

    ReplyDelete
  6. Ju pergezoj per inicjativat qe mer dhe per guximin qe keni, i kam pare pothuajse te gjitha veshjet qe keni nxjer dhe i adhuroj, sidomos veshjet klasike!!! Jeni per tu mar shembull si nje femer e kuruar qe di te kujdeset per veten edhe pse jeni nena e dy femijeve te mrekullueshem. Me Respekt Zamira!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit Zamira uroj t'ju frymezoj dhe ju sadopak.

      Delete
  7. O Estela kur do hedhesh ndonje llotari per keto kepucet?? :) (bej shaka) veshja yll!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Eni ( se harrova ta shkruaj te komenti ) :)

      Delete
  8. Une vet nuk do te vishesha asnjehere e gjitha ne keto tone te grise ndaj te pergezoj per guximin:) Por deshiroj te ndaj opinionin tim lidhur me veshjen getat aq te trasha stonojne me fustanin dhe kepucet... fustani stonon me kepucet gjithashtu.

    ReplyDelete
  9. Shume interesante dhe e vecante kur e shoh te ty, por vete nuk do te mund ta vishja! bravo per guximin!

    ReplyDelete

Total Pageviews