Tuesday, June 4, 2013

Royal Dress

Me ne fund ne garderoben time erdhi dhe KY, nje fustan i denje per familjen mbreterore,nga ata qe revokojne cdo gje strikte dhe me klas njekohesisht sic eshte dhe rregullorja e oborrit.
Jam shume krenare qe u ndesha me te krejt rastesisht ne nje vend aspak mbreteror :D dhe s'mundem t'ju tregoj me fjale reagimin tim aspak mbreteror kuptohet.

Silueta perfekte Gajtesia perfekte Design-i perfekt Jaka e mbyllur e ngrire perfekte, Kopsat me perla perfekte Rripi i kuq perfekt...uh se harrova edhe une :) jo perfekte por e lumtur :)
Keshillohet kjo zgjedhje per Takimin me Prinderit e Atij apo Darkat ku nuk duhet te jesh ne qender te vemendjes por qe si padashje ju siguroj qe kjo zgjedhje do ju vere gjithsesi por ne menyre shume te permbajtur dhe elegante.

Sepse c'kuptim ka nese NUK JE TI AJO.

Kalofshi bukur :)
































3 comments:

  1. Oh mua ky fustan po me le pa mend!!! Eshte tmerresisht i bukur edhe pse une personalisht kam shume te ngjashem per te mos thene identike, pasi me kete jaken e ngrire s'kam ende, po dua ta ve veten ne liste per ta blere nese do e vesh tek dyqani!!!!!
    Tani une s'dua te imagjinoj ne c'vend jo mbreteror e gjete, po per 1 sekonde perfytyrova gjithe kete fustan madheshtor mbi ty ose dikush (AJO shume femerore e perfekte ne cdo detaj) tek hante 1 sufllaqe te shpejte pasi nga darka me Prinderit e Atij kishte dale pa ngrene per te mos rene shume ne SY!!!!! E vetem ne ate moment gjithe ato syte e munguar tek Qofte - kebab lane pa fjale e pa sy edhe kuzhinjerin qe pergatiste sufllaqen!!!!!!

    ReplyDelete
  2. më pëlqen ideja e këtyre fustaneve që derdhen shpenguar, të jep pak imazhin e zyshes së apasionuar të letërsisë, që dhe për pak kohë dhe do na duken si personazhe të mesjetës. Sa për sufllaqen e Albës, po vazhdoja të përfytyroja më teje dhe një njollë majoneze... se unë e vetmja herë, ku nuk jam bërë me njolla, ka qenë, kur e kam gjet fastfood-in mbyllur ...

    ReplyDelete
    Replies
    1. fustani padyshim qe eshte zgjedhje e mire derisa arriti te zgjoje 2 komentuesit me interesant te blogut te cilet kane kohe qe nuk prononcohen.mgjse tani qe ju rilexoj te dy duket me shume sikur keni rene pa darke dhe me shume vemendje ka sufllaqja se fustani mbreteror.

      Delete

Total Pageviews