Friday, June 22, 2012

Freshness Friday

Pershendetje,

Veshja e te premtes per mua eshte me frymezuesja dhe me tolerantja,pikerisht kjo eshte fjala e duhur.
Mund te jesh me nje stilim flokesh te kapur cuditshem me nje dekolte me te hapur apo kurriz jashte me ndonje T-shirt 2 numra me te medhenj dhe serish nuk do kesh asgje per t'u kritikuar.Ose te pakten une vete keshtu ndihem te premteve.
Te gjithe diskutojne cilin plazh apo pishine do frekuentojne kur do nisen si do organizohen dhe asnjeri nuk ve re veshjen e tjetrit vec nese kjo nuk eshte...
Fund Klosh ciklamin me xhepa te padukshem qe bie ne sy 1 km larg me rrip kaf te lidhur ne nje menyre alternative se ishte shume i gjate :) kanatjere me topa te nderthurur pas trupit me gjysmen e kurrizit jashte,sandalet si nallane me taka me platforme pikerisht me keto funde shkojne shume dhe jane shume ne mode.Mua personalisht mu desh te mendohesha pak per sandalet kur i bleva psi nuk jane stili im po pasi i vesha u ndjeva rehat dhe shuuume e gjate :)
Ky tip fundi mund te vishet dhe me kanatjere me rripa te plote te bardhe pambuku, do dukej njesoj bukur dhe me sheshka pse jo.

Kalofshi nje fundjave te bukur larg metropolit :)









10 comments:

  1. Kenaqesh duke te te ndjekur, gjithmone ndryshe!
    Per nallanet dhe unazen ke nje super like !!

    ReplyDelete
  2. E vetmja gje qe sme pelqeka sot jane pikerisht nallanet.....jo vetem qe sjane tipi im apo fakti qe une svesh taka po me duken me shume pranverore apo vjeshtore(nga lloji dhe sidomos ngjyra). Veshja e sotme gjithmone per mendimin tim nisur gjithashtu dhe nga kanatjerja me rripa meritonte nje pale sandale me te lehta si ne ngjyre po ashtu dhe ne forme....edhe pse idealja per mua mbetet sheshka :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ester e di qe cfaredo qe te them nuk do ta mbush mendjen,por me beso jane shume te rehatshme,me vjen keq te te them po jane fiks per vere nallanet mundesisht dhe me pantallona te shkurtra te shkurtra pervec kanatjeres,dhe me kryesorja kur i vesh je aq lart sa gjysma te kalojne poshte hundes e nuk i ve re :)

      Delete
  3. Këmbët e Madhe!

    ReplyDelete
    Replies
    1. What do you think :)
      what did it come out as ? Hope it did not offend you.... I really meant it :)

      Delete
  4. shume foto te bukura.....:))))) mua me pelqen ne teresi veshja:)))) ne vend te nallaneve mund te ishin edhe sandale te tjera qe pershtateshin, po who cares ne fund te fundit, edhe keshtu duken yll:))))

    ReplyDelete
  5. Nallane po Nallane jo, ti dukesh sikur i ke hipur 4x4 dhe ke lene reren mbas (per te mos folur per ata qe nuk vihen re)!!! Me pelqen shume veshja, kombinimi dhe ngjyrat por mbi te gjitha me pelqen fotoja e fundit, i ka shprehur te gjitha ne 1 blic!!!!
    Ishallla java qe vjen ka frymezime akoma me te bukura.
    Thanks Sharmin

    ReplyDelete
  6. Vështirë të komentosh të hënën postimin e së premtes, sidomos komentet qe kanë pasur. Nëse do të më duhej ta komentoja me nje fjalë, do thoja thjesht "Kërcitje": kanë kërcitur ngjyrat e ndezuar, kanë kërcitur komentet në lidhje me nallanet, të clat duken se kërcasin për hesap të vet në trotuar dhe së fundi ka kërcitur e thyer hundët edhe "google translator", që "great legs" e ka deformuar pa dashje, si për të prishur syrin e keq. Por nëse ka diçka, që për mendimin tim më duket se kërcet pak, në kuptimin e përplasjes, me çdo lloj detaji tjetër perfekt, është ngjyra "disi e çelët" e pedikyrit, por që nga ana tjetër duket se e kompleton "simfoninë e kërcitjes"!

    ReplyDelete

Total Pageviews