Wednesday, June 20, 2012

Vertical Point of View

Pershendetje,

sot keshilla nuk eshte edhe aq per outfitin sesa per opsionin e nje pasditeje ndryshe ne kete vere te nxehte.Nuk e di sa nga ju e bejne ama mbetet nje opsion alternativ shume interesant,mua ma propozoi mikesha ime e cila ka dhe ajo 2 vajza te kalonim nje pasdite ne Kopshtin Botanik (Hyrja 50 All per te rriturit).
Morem nje top me vete dhe dicka per t'u ulur ne bar dhe kaq mjaftuan per te kaluar nje pasdite shume me te bukur se ajo ne KAFE.

Tani si introduction pas nje dite te lodhshme pune u gjenda perballe dollapit c'te vesh me kete vape dhe kapa 2 gjerat me te pershtatshme per vapen por dhe per aktivitetin qe me priste.
Duket sikur te gjithe do veshin "pantallona te shkurtra " sivjet edhe pse te disa ,perfshire mua ketu,nuk jane nje simfoni e vertete per syte e te tjereve.
Nejse aktiviteti duhet promovuar pavaresisht pantallonave te shkurtra apo streceve apo fustaneve verore qe mund te sillen me gabime ne nje pasdite te tille.

Duhet te them qe ishim 2 Mamat Kela e Stela 2 Leat dhe Sara e Sharmin me e vogla :) dmth Koktejl sh interesant.

E si ne cdo gje qe une ve shpirtin edhe ketu s'diskutohet qe isha mese aktive kapja topa hidhja topa e pasi u lodhem me topat :) filloi sfida e radhes me numra gjimnastike.
Se fundmi kisha kuptuar ne palester qe arrija te beja sparkaden dhe ndihesha njesoj si ne 8-vjecare e filluam me fletat (keto i beja) me uren qe  e bene 2 Leat e une nuk e mora mundimin.Tani me duhej t'i merrja barazimin 2 Leave dhe i them Dini te beni vertikalen? Ato mesa duket nuk dinin,nderkohe une ndjeja pergjegjsine t'ua tregoja si t'i lija gocat injorante ne kete fushe e gjej nje trung Peme 100 vjecar qe ma mbushi syrin qe i mban kembet e mia te holla ne vertikale :) nderkohe mami Kela me Sharminin e Saren hanin biskota per 7 pale qejfe.
E pasi mora vrull 2 here e kembet nuk u ngriten as ne gjysem te vertikales i them vetes Daiiiiiiii  jepi pak dhe ti dhe beje sikur c'po ben e marr vrull duke menduar dhe veten me koke poshte qe i binte te shikoja Kelen me gocat me koke poshte.
Dhe marr vrull dhe e bej nderkohe ne vend te shikoja Kelen me gocat me koke poshte... shikoj kaltersi ... qiell te paster :) nejse pasi e kuptova qe isha e shtrire ne shesh dhe ne vend te vertikales kisha dale HUQ me pemen e kisha bere Saltro :) pashe qe kemba ime e kish ferkuar mire e mire pemen e pasojat ishin nje gervishtje me 5 yje.

E kuptohet Shoqet e mia  nuk me lane ne balte po ma frynin "plagen" qe te ma sheronin e mua me vinte t'u thoja "Me fryni mendjen te keqen ... jo plagen" :)

Kalofshi bukur




7 comments:

  1. Ky postim eshte si fllad ne kete dite te nxehte. Je e papare Estela!
    Te pershendes.

    ReplyDelete
  2. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  3. Na bravo 2M&2L&2S! Aktivitet që u mungon shumë M-ve dhe kolopuçëve të tyre. E shumta edhe kur shkohet në ndonjë kënd lojrash, ai domosdosmërisht duhet të jetë në ndonjë lokal për të pirë kafe e në të shumtën e rasteve nuk merret vesh përse dalin/m më shumë: për kafen dhe aktivitetin pasiv të radhës, apo për të kënaqur fëmijën?! Nuk po flas për specjet - shpresoj në rallim, se nuk bëhet fjalë për zhdukje – që shkojnë në piknik me taka! Veshja është po aq sportive dhe e shpenguar sa dhe aktiviteti. Përsa i përket gërvishtjes, be happy që L-ja jote po i frynte plagës me “g” dhe jo me “k”!

    ReplyDelete
    Replies
    1. More efku qe tani do i fryj plakes lea... Prit se kemi kohe.

      Delete
    2. Përderisa vertikalen arrite vetëm ta "zhgaravitësh" mundohu te perqëndrohesh në aktivitetet në rrafshin horizontal, vetëm kështu do mbetesh gjithmonë aq sa dukesh :-)

      Delete
  4. Ouch, that seems like a bad scratch....hope doesn't leave a scar on your great legs :)

    ReplyDelete
  5. Hahahahahahahah sa e papare ky postim! :)

    ReplyDelete

Total Pageviews