Monday, January 28, 2013

Little Flowers


Nuk e di nese eshte me e veshtire te kujdesesh per shtepine femijet apo femiun me te madh bashkeshortin apo thjesht te paguash dike e te kesh nje pune?!
Ne fakt sigurisht qe e di pergjigjen dhe te gjitha ne e dime.
Ndaj nese shpesh harrojme qe atij personin qe qendron ne shtepi qofte mama vjeherr moter apo dado apo dhe grua t'i themi Faleminderit !!! apo qofte nje puthje ne shenje mirenjohje bejme shume gabim.
Pas nje jave te gjate ne sherbim te luleve te mia te cilat te dyja njeheresh kaluan nje viroze shume te keqe dita e pare e punes sot mu duk si Clirim.Ne fakt per te qene te sinqerte qershine mbi torte e vuri partneri i cili me beri te harroj qe dy gocat kishin kaluar gripin sapo e zuri dhe ate te dielen pasi ai renkonte sikur ne ate moment do jepte shpirt...nejse...

Outfiti qe zgjodha per rikthimin ishte thjesht nje fustan qe me kapi dora dhe qe nuk e kisha veshur ne blog me lule te vogla nuk u lodha shume me geta te zeza e kepuce portokalli si nje pjese e luleve.
Edhe pse vura buzekuqin portokalli te ndezur ndjeja qe dicka mungonte ose mund te ishte me mire,dhe sapo shkova ne shtepi e provova te njejtin fustan me geta lejla plus kepucet portokalli.
Une pelqej variantin e dyte gjithsesi ju jepni gjykimin tuaj.

Kalofshi mire.
































13 comments:

  1. Shume bukur me te dyja llojet por edhe une anoj pak nga lejlat me shume:)))

    ReplyDelete
  2. S’e kuptoj përse atë vëthin (që më duket se qenka tek) e ke fshehur në shumicën e fotove, mgjths është shumë ok me/pa të. Këpucët, më duket se janë paaaak të mëdha, por s’prish punë, i ke për kur të rritesh!!! klm

    ReplyDelete
    Replies
    1. efku jam shume e kenaqur qe vezhgime te tilla me lupe vijne nga nje lexues mashkull dhe me beso kam qeshur me vete. Ke dhe s'ke te drejte per te dyja,vethi nuk eshte tek por ne gjysmen e fotove nuk i kishim vene fare me pas u kujtuam dhe i fotografuam. Ndersa per kepucet Sling Back ky eshte problemi me to qe asnjehere nuk duken te jene numri i duhur.
      Te falenderoj qe na viziton here pas here.

      Delete
  3. ato kepucet pa lidhje fare...sidomos me getat ne ate ngjyre

    ReplyDelete
    Replies
    1. S'kam asgje kunder komenteve negative ama do me pelqente t'i formulonit pak me me etike te tipit. Estela pershendetje mendoj se kepucet nuk kombinojne fare me veshjen e aq me teper me getat ne ate ngjyren e variantit te dyte. Presim me shume.

      Delete
    2. whatever they say mua me pelqejen shume kepucet :) Dhe shkojne shume me veshjen!!!!

      Delete
    3. @accidentallyblogger ceshtje gustoje dhe stili...@estela persa me takon komentin e kam bere ashtu sikunder syri nuk e pelqeu fare ate kombinim ngjyrash...nuk po shaj fare kepucet as getat ,por outfitin ne teresi...ti nuk je nje manekin e dashur estele qe vendoset ne vitrine per te shitur produktet...mendoj se ky blog e ka nje qellim...ndaj te mos biem ne demode-llik dhe te qenit te rendomte ashtu sikunder jane mbushur plot rruget e tiranes ...un te pergezoj sigurisht per blogun por me teper per guximin qe ke sepse nuk eshte e lehte kerkon kohe dhe shume gjera te tjera per tu perkushtuar dhe e kuptoj sa e veshtire per nje mama ti bej te gjitha...gjithesesi kujdes me getat e erreta dhe sidomos ato me ngjyre!! jona

      Delete
  4. Estela, mua me pelqejne shume te dyja variantet,gjithashtu canta dhe kepucet, shoh dhe qe je dobesuar, dhe nuk ka dite qe nuk shoh nese ke postuar dicka te re.Definitivisht ky blog ka sharm dhe style.Te pergezoj.

    ReplyDelete
  5. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  6. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete

Total Pageviews