Friday, February 15, 2013

Valentine's DAY

Kisha pergatitur nje fjalim te tere per Diten e te Dashuruarve,por meqenese dikush mori persiper te na e beje akoma me romantike kete feste duke na hequr dritat me mbetet qe urimet t'jua bej sot.
E si gjithe te tjeret dua t'ju uroj te dashuruarve ta keni Shen Valentin cdo dite dhe meqenese sot eshte dita e Beqareve dua ti uroj ketyre te fundit qe ta gjejne Dashurine e vertete.

Kam degjuar dy variante per kete feste
Nga njera ane rrine ata qe jane totalisht kunder kesaj feste u duket fshatareske dhe materialiste si feste,keta e kane Shen Valentin cdo dite dhe nuk kane nevoje tja deshmojne dashurine askujt qofte as njeri tjetrit.Madje nuk kane nevoje as per dhurata e duan tjetrin edhe pa ate cmimin e dhurates.
Dhe nga ana tjeter jane ata qe e kane dite te shenuar per te festuar e manifestuar dashurine e tyre ne forma nga me te ndryshmet.Ketu hyjne te gjithe ata qe qe ne mengjes kane filluar pergatitjet per aq te paragjykuaren xhiro per dore e qe kane mimoza apo buqeta me lule ne duar.Por ata qe e festojne jane dhe ata qe kane rezervuar udhetime e darka romantike per zonjat e tyre apo te dashurat cfaredoqofshin.

Si cdo gje tjeter qe nuk eshte bardhe e zi as kjo feste nuk mund te ishte as bardh e as zi ndaj une vendosa jo rastesisht te sjell nje fustan qe do e vishja me qejf per kete feste ME lule LULE TE MEDHA (dhe mos me thoni qe nuk e keni kuptuar qe tashme BIG Floral Prints do jete Pattern me IN per sezonin qe vjen.

Tani le te flas pak per kendveshtrimin tim mbi festen. 
Nuk dua te  genjej te them qe jam entuziaste per kete feste dhe bej pjese te grupi i njerzve qe dalin ne rruge me tufa lulesh aq me pak te kapur perdore pasi as une s'duhet t'ja vertetoj askujt dashurine time as te partnerit tim ama dhe Shen Valentin nuk e kam cdo dite.

Mua personalisht nuk me ndodh cdo dite qe im shoq te me thote Te dua dhe as ne kete feste nuk ma thote jo.  
Nuk me ndodh cdo dite  te me beje dhurata e s'eshte e thene te me beje as cdo Shen Valentin.
Edhe lule nuk me sjell cdo dite ndaj nese nje lule e kujton te falenderoje Zotin qe ka prane ate qe do une do e vleresoja pafund si xhest.
E nese zoteria ka dhe ndonje surprize me shume nuk do me vinte aspak keq mjafton qe te ishte prane meje.

E bukura e kesaj feste mendoj une eshte qe te kujton sa me fat je qe e ke jetuar dashurine po ate dashurine e madhe per te cilen do sakrifikoje cdo gje dhe veten.
E nese ate dite ke prane Njeriun qe do dhe nese ai nuk ta thote e as ti nuk ja thua te mjafton nje shikim nje prekje apo puthje qe ti thote te gjitha pasi ti e di.
Une e pelqej shume kete feste se cdo Shen Valentin qe prej 9 vjetesh une e kam ne krah ate qe dua dhe me mjafton prania e tij qe te ndihem e perkedhelur me dhuraten me te bukur te kesaj feste Dashurine

Ama kam nje keshille kesaj radhe qe nuk lidhet me veshje (edhe pse per kete feste ndonjehere me duket sikur njerzit zgjedhin qellimisht veshjet me te shemtuara :) ajo lidhet me Njerzit.

Une mendoj se ka ardhur koha ti leme njerzit te festojne si ta ndjejne pa u ndjere te paragjykuar! Thashe te festojne e jo te vishen se per tu veshur e duan nje dush te mire kritikash po ne nje post tjeter :)
Dhe gjeja e fundit se u zgjata shume qe me shqeteson akoma me shume eshte Pyetja Cfare te dhuroi i dashuri burri bashkeshorti per Shen Valentin e une po ndaj nje grimc chati me nje miken time ne kontekstin e shakase

Ajo -He mi cte beri burri per feste
Une-Aaaaaaaaaaa ma beri qe ne darke dhuraten
Ajo -He pra cte beri
Une -Po ta thashe pra ma beri
Ajo- Hahahaha e poshter



Gezuar Shen Valentinin dhe qofshi te dashuruar CDO DITE :)






















12 comments:

  1. Shume miss-e kane dale nga lagja jone periferike,nje nder to je dhe Ti.Komplimente per pasionin qe ke per moden !Ke nje shije goxha te vecante !

    ReplyDelete
  2. Ishte kenaqesi ta nisje diten me nje shkrim kaq te kendshem dhe te sinqerte. Jam shume dakort qe te jemi ata qe jemi dhe te bej ate qe duam (se me duket sikur po shenderrohemi ne disa qenie te ndrydhura per hire te asaj cka mendojne te tjeret dhe pastaj bejm "boooooooooommmm" perllcasim....dhe ku del mllefi??? ne rrjetet sociale, paskemi qene keq per nje vend kur te shajm te tjeret me ose pa shkak, i njohim ose jo.)
    Sorry se devijova nga thelbi: lovely dress and you'r always so cute.....^_^ Deni

    ReplyDelete
  3. Bukur Fustani edhe buzekuqi,,bukur

    http://joysinani.blogspot.gr/

    ReplyDelete
  4. Estel cdo fjale e jote ne kete post eshte tamam si ato lulet e fustanit tend, disa te medhaja shume e disa te vogla po qe ne 1 bashkesi rrine shume bukur e per me teper ne nje harmoni totale tamam si DASHURIA e vertete!!!!
    Te pershendes e JIL miss U!!!!

    ReplyDelete
  5. yll yll yll e gjitha nuk kam fjale tj,sa per fjalet qe ke zgjedhur ne kete post me duken shume me vend ka shume paragjykuesa andej kendej si kush e feston si ta ndjeje jo o dhe ky debati qe eshte hapur tani Shen Valentini eshte per te dashuruarit apo per dasurine ne pergjithesi me duket shume pavend sikur duan ta perbaltin.Ela

    ReplyDelete
    Replies
    1. Estela me pelqejne veshjet e tua,me pelqen edhe qe nuk je e fokusuar vetem tek nje stil...gjithashtu je edhe e bukur!

      Delete
  6. Hm bukur bukur, por ne cante cfare ke futur? Mos valle xhaketen kur te heqesh pallton?
    Te lutem na hiq nje kureshtje ne lidhje ne kepucet e ndryshme ne nuanca dhe material te ketij stili qe ke veshur ketu...
    Te komplimentoj

    ReplyDelete
  7. Postimi me i bukur nga te gjithe si per veshjne po ashtu edhe per pershkrimin e bukur. U kenaqa duke e lexuar :)

    ReplyDelete
  8. Nga te gjitha bloget qe shoh ketu ne Shqiperi ky i joti me pelqen me shume...Ke stil te perafert me mua ...:):):)
    p.s ku i ke blere kepucet??? sa here qe ti shoh me pelqejne shume shume...ELA

    ReplyDelete
  9. Martesa ime ishte pothuajse në pikën e fundit kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr. DAWN i cili i ndihmon njerëzit të kthejnë bashkëshortin e tyre dhe e kontaktova për fatin tim që ai bëri një magji pas 24 orësh që i dashuri im u kthye tek unë që atëherë martesa ime ka kam qenë i qëndrueshëm, faleminderit për gjithçka që bëri për mua, mund t'ju siguroj që të kontaktoni me të,
    ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magji e parave
    * magji fati
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjia e kurimit të SIDA-s
    * Shpella e kazinosë
    * Shpellat e mallkuara u hoqën
    * Drejtshkrimi i mbrojtjes
    * Magjia e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Total Pageviews