Friday, May 30, 2014

Next Platform Sandals

Sandale NEXT
Masa 39
Cmimi 2.000ALL

Mund ti shikoni edhe ketu



Asos Metal Boots

Asos Shoes
Masa UK 6 39
Cmimi 4.000ALL

Mund ti shikoni edhe ketu


Nude Pumps

Asos Pumps
Masa UK 7 39-40
Cmimi 3.000ALL

Mund ti shikoni edhe ketu

Mos harroni qe dhe fustani eshte ende ne shitje



Tweed Dress

Karl dora vete nuk hoqi dore nga cerkat ne koleksionin e fundit per Chanel ndaj fustanet me cerka nuk do jene jashte "thesit" as per sezonin qe vjen .
E meqenese u freskua koha por dhe meqenese cerkave te mia ende s'u kisha ardhe rradha mendoj se sot ishte dita perfekte per nje fustan pak te plote ne material por dhe interesant qe te mund te vishej me wedge sandals duke qendruar i sigurte mes nje moti totalisht te pasigurte:)
Prerja kove e lehte dhe gjatesia mbi gju duket se e diktonin modelin e flokeve me gersheta :) dhe te kuqin pak dramtik duke sjelle keshtu nje look sa feminor aq dhe te sofistikuar.
Ju kerkoj ndjese me kembet e mia te bardha e te trasha po keto me qelluan ne shtepi :D
 
 



















Thursday, May 29, 2014

Birkens

Nderkohe qe zgjedhim te jemi sa me ne forme gjate gjithe javes,duket se fundjava eshte totalisht e dedikuar per komfortin.
E nese pastaj te duhet te jesh me femijet e femrat e familjes por dhe me shoqen e ngushte blogere atehere mendoj se te lejohet dhe ta ekzagjerosh pak.

E nese po mendoni se ekzagjerimi  ka ne pakete  pende ne koke apo taka 15 pondeshe gaboheni.Edhe pse tani qe e mendoj efekti duket te jete i njejte :)edhe kur shikojne produktin ne fjale...
                                                                   Birkens
Behet fjale per shapkat apo sandalet e famshme Birkenstocks te cilat ne kete post jane zgjedhje e vajzes sime te vogel Sharmin  e te njejten gje duket se ka  zgjedhe  dhe kunata ime.
Sandale ne fakt te cilesuara si te shemtuara per njerez me probleme shendetsore e mentale duket te jene produkti me i lancuar i momentit i cili ofron nje komoditet qe ben kompromis me pamjen madje i jep dhe notat e duhura te te qenit ndryshe.
Boyfriend jeans dhe bluzat Oversized duket te jene zgjedhja me e natyrshme nderkohe qe je ne kerkim te komfortit apo shperfilljes totale.
Edhe pse nuk do isha e sigurte fort per kete te fundit :)

Fotot edhe pse jo fort te realizuara mire mendoj se transmetojne mjaftueshem natyren e "blogbereve" fjala me e fundit qe shpiku im ate per pasionin tone :)

Black vs White

Shiko AMI keto jane Birkenstocks-at qe na shurdhuan veshet gjithe dreken
Kam dhe une te shpia
Po mua seshte se me pelqejne shume

Une i porosita ne Angli :)
Dhe mezi prita derisa erdhen

Une jam te allstars-at akoma sepse halles time si pelqejne shume
Balerina Birkens Plimsolls 
Blogbere attitude
Real feelings
Si mund te mos kisha gersheta une me mam Estelen
Blogbere attitude again
Roza -rozina
Celin trendafila

Red Sandals Ombre Dress jam veshur bukur?












A s'eshte budallaqe ?!... Po po eshte  :)
Miss her so much






Tuesday, May 27, 2014

Vintage

Kisha kohe pa ju kthyer veshjeve Vintage te cilat ne dukje te shkuara nuk mund te mbeten te harruara. Prerja kove e fustanit me printin me lule dhe jaken e mbyllur ishin mjaftueshem intrigues per ta bere nje prove. E nese dhe stilimi I flokeve apo provokimi me syzet kesaj rradhe optike Gucci duket sikur kohen e fustanit e kthejne ne nje sfide te pakohe. Sandalet ngjyre bronxi dhe keto ne nje stil pak retro duken mese te pershtatshme per outfitin vintage. Por qershia mbi torte krijimi apo vlera e shtuar sekreti ne fakt eshte jaka qe une vete I kam shtuar si aksesor fustanit. Duket sikur eshte krijuar per te duke sjelle nje motiv ndryshe te luleve kesaj rradhe me perla. Nuk e di si ju duket ju por mua cdo zgjedhje vintage m3 katapulton ne nje kohe qe nuk do mund ta prekim me.

























Total Pageviews