Thursday, June 21, 2012

Birthday Girls

Pershendetje,


...sot Sharmin ben 9 muaj , e mua kjo me frymezoi per disa keshilla si te dukeni ne festen tuaj te ditelindjes.
E meqenese mua me ka kaluar ditelindja e per me teper qe ishte 30 vjetor sivjet, po zgjedh te postoj disa foto te asaj nate.E per ata qe me njohin e dine qe une kam patur fatin te mos rri  9 muaj vetem ne bark,keshtu qe ditelindja ishte Double -fish me e bukur :)




Keshillat ...pse duhet te jene 10 gjithmone ?!!!


1-Veshja duhet te jete e re (done)
2-Veshja duhet te jete pak me e ngarkuar qe te dallosh pak nga te ftuarit. Ti duhet te jesh ne qender te vemendjes dhe kete mund ta forcosh dhe me veshjen qe do zgjedhesh.(done)
3-Krehja duhet te jete e rregullt asnje ekperiment nuk lejohet per ate nate,qe njerezit ta njohin personin qe kane shkuar te urojne,eshte vec nje ditelindje fundja.(done)
4-Veshja duhet te jete dhe e rehatshme ne trup per ulje ngritjet apo dhe kericimin.(hajt mo Done)
5-TAKA TAKA TAKA dhe s'ka diskutime.Persa i perket takave nese ka kercime ne menu nuk sugjerohet te jene te reja sepse hera e pare eshte gjithmone e dhimbshme.(done)
6-Grimi i plote do te thote me ton dhe gjithe etapat. Sugjeroj fort Fake Lashes me gjatesi normale qe askush mos ta kuptoje qe ke vene qerpik.(done dhe qerpiket jane aplikuar)
7-Manikyr pak me special per ate nate.Une mbaja thonj ovale me design kombinimin e bojeqielles as Mint as turquoise me jeshilen e barit.(done)
8-Aksesoret ne nje linje me veshjen por mund te shtoni dicka nga e perditshmja pa qene e ngarkuar.
9-Mos pini shume alkol ju jeni "zonja" e mbremjes dhe duhet te jeni perfekt deri ne fund duke treguar vemendjen e duhur per secilin te ftuar...po dhe per grimin krehjen apo veshjen.
10-Shkelqim ne sy.Mos harroni me kryesoren qe lumturia vjen nga familjaret e miqte qe keni te pranishem,nga dhuratat qe s'ju lene indiferent sidomos kur jane Lule apo Tigane :) dhe ajo qe do ju sjelle patjeter ndricimin te syte jane "te ndjerit e dashuruar dhe te dashurosh..."


Paci nje jete te bukur me te dashurit tuaj pavaresisht sa e gjate apo e shkurter do jete ajo...















3 comments:

  1. Arti i stilimit nëpër 'qoka' është që pas festës të dukesh akoma si para festës! disave ju bien pendët që me kërcimin e parë dhe andej nga fundi duken sikur sapo kanë dalë nga pishina ku ju ka rrëshkitur këmba. Duke supozuar që ditëlindja nuk ka filluar me fikjen e qirinjve, duket se çdo gjë ka qenë perfekte dhe i ka rezistuar edhe muzikës latine, edhe gotave të boshatisuar dhe begenisjes së farefisit dhe shoqërisë! Bravo Sharim In Style!

    ReplyDelete
  2. Mua me duken se keshillat s'ishin 10 po e teper sidomos ajo e tiganit ishte keshilla me e goditur!Gjithesesi, drita qe iu shkelqente ne sy te dyjave tregonte vec gezim e dashuri.Me pelqeu kombinimi i thonjve me ate te tullumbacave!!!

    ReplyDelete
  3. Wow, someone is looking super Hot!! Great pics!!

    ReplyDelete

Total Pageviews