Showing posts with label hair accessories. Show all posts
Showing posts with label hair accessories. Show all posts

Wednesday, October 24, 2012

Cocktail Dresses

Une mendoj se ne shqiptaret kemi shume festa me te ngrena e shume pak festa me te veshur.
Nuk e di po akoma nuk jam e bindur kush ka me shume te drejte ?!Dmth ne qe mendojme qe 2 muaj para se cfare do vesh ne kete apo ate Feste apo pjesa tjeter qe ndoshta hap dollapin vetem ne momentet e fundit per t'ja lene zgjedhjen shortit.

Ajo qe do ju beje te jeni ju"ajo" ne nje feste padyshim do ishte:
nje ngjyre fustani qe bie ne sy,
nje model flokesh padyshim qe ju rri mire por dhe qe ju diferencon,
High heels po mundesisht shume high :)
aksesore in,aq sa duhet
dhe grimin e festave ate me fake lashes :)


Por nga viti ne vit duhet te sillni nje risi nese serish doni te jeni "ajo" dhe une po i pervishem punes cfare do sjell per festat e darkat e fundvitit pa me kapur paniku.

Nderkohe po ju le nen shoqerine e disa fotove nga nje feste e organizuar nga puna qe do thoja eshte me e rendesishmja ajo e fundvitit,po me keqardhje shikoj qe eshte dhe e vetmja :)









Sunday, October 14, 2012

Black Overall





Pershendetje,

meqenese si mam e 2 gocave jeta e nates nuk eshte prioritet dhe as ndonje ngjarje qe ndodh shpesh ,organizimi nga puna i nje feste ne nje pub te Tiranes me gjeti para pyetjes me pikecuditese ne fund Po c'duhet te veshesh neper Pub-e xhanem?!
Si eshte dress code per kete ambjent dhe meqenese ata rreth e rrotull me kthyen pergjigje te vaketa N-o-r-m-a-a-a-al, Po ja edhe taka edhe sheshka,Po ja fustan ,Po ja xhinse me kemisha... e ne fund si cdo vendim tjeter ne jete Pyet 100 vete e bej si di vete vendosa te vesh kete!
Asnjehere s'e kuptova ndryshimin mes Jumpsuit dhe Playsuit dhe meqenese nuk po shkoja as te kerceja pupthi e as te lozjaaa e quajta Black Overall sic e kishte shkruar ne Fature :)
Perdorimi i Lace-Dantelles me motive siper dhe pantalloni i gjate dhe i gjere mendoj se ishin zgjedhja e duhur per te krijuar imazhin e ftofte dhe njekohsisht misterioz per ambjentin ne fjale.
Nje veshje qe nuk binte ne sy,por qe therret klasin e fshehur ne cdo detaj material gjatesi cdo gje e mbuluar e fshehur dhe intriguese njekohsisht.
What do you think ?!



















Tuesday, September 18, 2012

Proud of ...

Pershendetje,

seti i fotove me poshte me kujton here pas here sa me fat jam dhe ndaj e titullova Proud of...por sigurisht nuk do flas per kete.
Do doja nga ju nje mendim nese i doni te publikuara markat e veshjeve dhe pse qellimi i blogut nuk ishte ai to SHOW but to Inspire and to Help.Gjithsesi nese ju mendoni se duhet,pls lini nje koment dhe une mund t'i update per ju postet.
Dhe nese ndonjera prej jush arrin te njohe fustanin atehere vertet PO ME NDIQNI :)

Fotot serish jane realizuar nga Soela Zani dhe s'mund te rri pa ndare me ju historine per fotot me poshte.Pasi u mrekullova me arredimin e shtepise u gjenda ne dhomen  gjumit ku ishte nje krevat me koke hekuri dhe nje komodine e gjate venge:) Ngjyra e erret e murit ish ajo qe nevojitej per te kompletuar pikturen dhe nese dhe macoku apo "APE MAJA" beheshin pjese e shkrepjes atehere besoj arrihej ajo qe donim.
Por kete ju mbetet ta gjykoni nese kemi bere pune te mire apo jo, une kam marre persiper t'ju ngre sadopak humorin me historine e realizimit ...ne dhomen e gjumit.
Pasi e shkulem krevatin nga vendi morem komodinen dhe e vume perballe me driten,sigurisht dhe nje lipstick "Maybelline" shpejt e shpejt dhe nje karrige per tu ngjitur se s'mund te ishte ndryshe dhe Shkrap u realizua.
Por meqe fotografja jone eshte shume e ngarkuar dhe ka dhe partnerin te te njejtit profesion kaloi nje muaj dhe ne shtepine e tyre,qe ajo vete me kish ftuar hahaha gjen nje lipstick ne dhomen e gjumit..."Maybelline".
E meqenese shkulja e krevatit e ngjitja mbi komodine duhet te mbeteshin sekret e te mos e merrte vesh bashkeshorti (shpresoj mos te lexoje blogun) Soela mendoi ke mund te kete futur lummadhi ne dhomen e gjumit...duke harruar qe protagonistja ishte ajo vete :)












Dress Lavishalice here

Wednesday, September 5, 2012

SPLIT - Croatia

Look-u per xhiron e darkes ne Split.

One shoulder Dress -Reeeed.

Dhe meqenese s'ka taka per pushime serish sandalet me ngjyra neutrale bejne pune:) per gjithe kombinimet.










Tuesday, September 4, 2012

Little Black Dress

Pershendetje,

eshte bere tashme refren qe MUST ne garderobe eshte The Little Black Dress.Po une mund te bej dhe pa te s'me duket nje domosdoshmeri e madhe.
Gjithsesi dhe une e kam nje fustan te zi te shkurter te cilin vendosa ta nxjerr nga kutite e qe ka thuajse 5 vjet qe vegjeton.
Nje kolege me komplimentoi ate mengjes duke me thene qe fustani eshte sh i bukur.Faleminderit i them e te mendosh qe ka 5 vjet.Uaaa ma kthen ajo po duket fare i ri sa mire.Po nuk eshte cudi i them une,se ne 5 vjet 2 here i ka rene radha te vishet.

Perpos humorit do doja te ndaja nje sekret te vogel,kapesja metalike e flokeve eshte ne fakt nje veth i trashe floriri,provojeni te mbuloni llastikun dhe do keni keshtu nje aksesor special.

Kalofshi bukur,e mos pyesni sa bukur po kaloj une me 3 te semure ne shtepi :(












Friday, August 31, 2012

Hair accessories -FLOWERS




Nuk e di si eshte puna me lulet ne koke,por une i dashuroj.
Dhe mesa duket i kam infektuar te gjithe :)

Kalofshi bukur se po behem gati te dal :) .









Total Pageviews