Friday, May 31, 2013

The Gladiator

Posti i sotem i dedikohet totalisht Elhaida Danit e cila dje me emocionoi aq shume sa vertet me nxorri nga vetja.
Mua me ndodh shume rralle te qaj ,e aq me pak te perlotem.Ndoshta eshte nje mangesi e imja mungese e ndjeshmerise apo sensit artistik apo predispozites per te dashuruar nuk e di cfare por shume shpesh preferoj ta mbaj televizorin te fikur sesa te degjoj muzike.
Mbreme padyshim po prisja Finalen si gjithe shqiptaret dhe c'te shikoj nuk ma merrte Rai Due-n booo ndersa Bang Bangun xham :)
Si rob qe nuk eshte se nuk e ze gjumi pa muzike u shtriva vura ne gjume gocat dhe degjoja performancat e Elhaides ne Celular.
Me pas thashe Estel cohu duhet te shikosh dhenien e Cmimit s'mund ta humbasesh.
.
U ngrita,hoqa vura karten dhe si per cudi Rai Due u hap dhe filloi performanca e Adagio-s
Nuk e di ju betohem une nuk flas kurre me superlativa madje edhe Adele e degjoj me kenaqesi por s'jam nga ato qe perpelitem kur e degjoj :)se s'marr vesh jo per gje :) ama kur degjova Adagion mendova se zbriten UFOT that can't be real!!!
Ndjeva qe buza po me dridhej sikur me kish dale vajza ime ne skene dhe pervec qimeve qe ishin qekur gatitu  pashe qe kundershtoja lotin te shkeputej po ishte e pamundur.
Qava ...po qava!!! as vete s'e kuptoj pse qaja c'kish per te qare dhe me pas s'kish gje te me ndalonte.
Ju ngjesha televizorit me zemer ne dore duke diktuar cdo shprehje fytyre per te kuptuar nese do ja jepnin Elhaides tone cmimin qe ishte vite drite larg gjithe te tjereve apo do kundershtonin me pushtetin e tyre  forcat e natyres.
Mendoj se ishte e pamundur pasi dhe ata do ishin MPIRE apo Ngrire i kish hyre Elhaida ne Gjak i ishte imponuar njesoj si mua dhe nuk kishte me italiane apo shqiptare ishte thjesht AI ZERI :) ndaj ndjesia e fitores erdhi si nje clirim dhe Ndjesite e Vajzes ne Skene ende e perulur me gjithe Talentin e saj ishin nje emocion vertet i madh.
Nje vajze 20 vjecare te sfidoje me talentin e saj gjithe paragjykimet dhe pabarazite vetem me Zerin eshte vertet mrekulli.
Nuk doja te shkruaja shume sepse me duket sikur cdo Status apo Shkrim  i vjedh famen dhe shkelqimin,dhe me vjen akoma me keq nese gjykohen ata qe e mbeshtesin Pse nuk e paskan mbeshtetur me pare.
Shqiperia eshte nje vend i vogel per Talente te Tilla dhe nuk eshte faji i askujt nese nje YLL do te shkelqeje per vendin  e vet apo te jete aq i madh sa ta ndricoje gjithe boten.
Dhe ne s'na mbetet vetem te krenohemi me Forcen e ketij Ylli shqiptar dhe ti urojme (Si ufo qe eshte bej Shaka) ta njohin gjithe Galaktikat :)


Per te ardhe te veshja e sotme pse ju dedikua asaj dhe cfare ka kjo veshje.
ME besoni perjetimi ishte aq i plote sa bashke me te ne arene ndihesha dhe une njesoj luftarake dhe padyshim qe asaj bukurosheje shkodrane (e si mund te ishte ndryshe)i duhej te mbijetonte ne gojet e luaneve.
Ndaj per te ardhe te posti i sotem YES Gladiators Do jene MUST kete vere.E mua qe nuk me zinte me gjumi mendova do vesh Gladiators dhe do bej nje shkrim per luftaraken tone :)
Po te shikoni kerkesat per sheshkat vijne ne forme me alternative JO me ballerina.
Duhet te vishja fustan te zi si ajo, me nje kapje shume te thjeshte Bisht Kali dhe me syte Smokey Eyes Elhaides i dallohej qe nuk kishte fare te kuq buzesh aqsa nga fundi mendoj se i dukej dhe ndonje hermes ne tentative apo kafshim nga emocioni ,ndaj dhe une vendosa mos te ve fare buzkuq sot mqse inspirimi ishte AJO :)

Dhe sic ka Elhaida talentin e saj per fushen e saj,edhe une duhet te zbuloj disa sekrete te talentit tim
Apo me mire i zbuloni vete nga fotot :)
Jam e sigurte qe nuk do qaje asnje ... por gjithsesi buzen ne gaz do e vini :)

















































Thursday, May 30, 2013

It's all about... CELINE

Gjithnje kam  menduar qe nje Stampe apo Brand nuk te ben me te lumtur apo me te plotesuar me veten dhe nuk dua ta kundershtoj veten per Celine :)

E vetmja gje qe me terheq ne kete fushe realisht nuk eshte cilesia cmimi apo design-i,por me pelqen te germoj dhe te mesoj per industrine pas produktit me emocionon ideja e suksesit dhe si eshte arritur ai.
 Dhe per te folur pak per Celine shtepine franceze te modes qe eshte themeluar ne 1945 nga Celine Vipiana,e cila fillimisht prodhonte kepuce lekure femijesh e me pas per femrash, ne vitet 60 shtoi dhe linjen e veshjeve per femra, u drejtua nga vete Celine deri ne 1997.Celine eshte pjese e grupit Louis Vuitton SA qe prej 1988 dhe menaxhimi i saj per ta kthyer ne nje Brand te fuqishem rezulton i suksesshem edhe pse ka kaluar shume peripeci.
Ne 1997 drejtimin e mori Michael Kors deri ne 2004 per ta kthyer kete shtepi ne nje emer me te vleresuar dhe te identifikueshem ,nderkohe pas tij pasuan vite te veshtira ne drejtimin e nje italiani dhe nje ruseje deri kur ne shtator 2008 u shpall drejtore e shtepise Phoebe Philo per te prezantuar Koleksionin e pare te saj ne 2010.Celine eshte konsiderohet femija "i lene pas dore" i grupit, ku LV dhe Dior jane "te perkedhelurit",por kjo nuk e pengoi Phoebe ta conte kete Brand ne nje tjeter dimension.

Mu desh ca te shkoja te Phoebe vetem per te theksuar faktin qe pas ketij emri qe tashme thote shume qendron nje mama 3 femijesh nje angleze qe jeton ne France dhe eshte pikerisht kjo grua me krijimet e saj na kane hipnotizuar dhe flas ketu per Celine Luggage  apo Trapeze veshet e cantes qe pushtoi boten  apo Celine Coats qe padyshim e kane vulen e nenes se re pasi sapo kish lindur femijen e trete dhe gjithcka kish nevoje ishin prerjet Oversize :) apo dhe linja e Syzeve me prerje te trasha qe imponojne prezencen.
Syzet Celine po kthehen  ne nje aksesor te domosdoshem per gjithe celebrities por dhe njerzit e tjere dhe Skeleti i Trashe qe deri tani konsiderohen si signature e shtepise CELINE me besoni qe vertet jane padyshim syze me karakter te forte ndaj s'mund ti rezistoje asnje :)

Pavaresisht gezimit tim per Celinet me besoni qe asgje nuk ka me rendesi se era e qumeshtit... e Jetes dhe domethenia e grimcave te vogla qe mund te mos kene shkelqimin e Celine apo kujtdo Brandi tjeter por kane ate...driten me verbuese, ate te Dashurise.


























PS Kjo eshte mbesa ime me ere qumeshti qe thoneee qe i ngjan halles se vet :) qe s'ka CELINE ta konkurroje :)




Total Pageviews