Sunday, May 19, 2013

Animal INSTICT

Nuk jam ketu per te thene qe jam ndonje adhuruese e madhe e kafsheve pasi do genjeja.
Jo se nuk i dua kafshet perkundrazi me mjafton ti shoh te shendetshme por jo afer meje te pakten ato realet sepse kur vjen puna te printimet mendoj se jane te mrekullueshme per tu mbajtur:)
Jo me kot sot kam mbajtur 2 kafshe nje mace te mrekullueshme gri me sy jeshile dhe Rottweiler-in e Givenchy-s dhe nuk mund te mos tundohesha te kisha dhe une sy jeshile qe shkelqejne.
Te kuptohemi drejt edhe pse une nuk shfaq ndonje dashuri te madhe per kafshet nuk do beja asgje kunder tyre  ndersa partneri im ne te kundert i adhuron.Ne fakt disa here ka tentuar te sjelle rraca te ndryshme ne shtepi,rraca qe une s'i mesova kurre pasi cdo dite i lutesha me lot ne sy ti hiqte.
Madje arritem ne nje pike me nje qen te madh te zi te asaj rraces qe cmendet pas nje fare moshe qe i vura kusht o ate o mua, e mire tha se ty te cmendur te mora :) me zgjodhi mua.
Bej shakaaaa ...
Ok kalojme te tema e cila nuk do jete as per kafshet e as per veshjen ne fakt,edhe pse me duhet t'i bie shkurt doja patjeter ta shkruaja sonte.Meqenese fundjava na gjen me veshje me komode sidomos ne mamate e reja si une te cilat rendin pas femijeve mora shkas te jap nje keshille te vogel.
Ne lagjen ku une banoj po ndertohen parqe femijesh ne cdo bllok pallatesh po vihen stola dhe jane mbjelle lulishte te vogla.Nuk mund te them qe jane perfekte pasi ende s'kane mbaruar ama u bene 2 dite qe xhiro me karroce dhe mbasditja kalohet ndryshe.Une ndihem shume optimiste qe keto punime te vogla do rrisin cilesine e femijerise per femijet  tane te cilet kenaqesine me te madhe kane lojrat ne kompjuter.
Ama me keqardhje konstatoj qe nderkohe qe duam qe gjerat te permiresohen ne kete Shqiperine tone te vogel asnjeri prej nesh nuk e sheh kete vend si shtepine e tij qe ta doje e ta mirembaje.
Ndaj keshilla ime eshte qe meqenese detyra jone si nena eshte te rrisim nje brez te edukuar dhe te denje per kete vend duhet ti mesojme te respektojne ambjetin ku rriten pasi eshte pjese e jetes se tyre.
Kafshet kane instiktet e tyre per Mbijetese por ne Valle pse i bejme keq vetes TONE?!!

Vertet ne lagjen time ende nuk ka kosha plehrash ne keto parqet e pambaruar por kjo nuk  i pengon mamate apo baballaret ta mbajne ate qese patatinash apo cfaredoqofte ne dore deri ne koshin me te afert.
Ja keshilla ime eshte kjo Mbani nje qese me vete per mbeturinat Femija juaj do ju falenderoje kur te RRitet.
























4 comments:

  1. une nga ana ime qe jam nje adhuruese e vertet e kafsheve :) vura re tre faktre qe me terhoqen vemendjen:
    1. macja me qenin sikur nuk jane miqe te mire zakonisht :P
    2. per keto dite me kaq vape mos kishe veshur gje too much black?
    3. mbi te gjitha me pelqyen se si shkonin syte e maces me syte e tu (me keto syzet e diellit)

    ReplyDelete
  2. A simple message like that couldn't have a simple outfit like yours. Hope we all will follow your message!!!
    Flm per dhenien e tij.

    ReplyDelete
  3. Perfundimisht ke nje sens humori fantastik dhe nje style qe te ben me shume te ndjekesh te perqafojj mwaaa

    ReplyDelete

Total Pageviews