Friday, September 6, 2013

Return of a Lady

Gjeja me e mire e te qenit blogere ndoshta eshte ndjesia pozitive qe merr nga njerez totalisht te panjohur por qe virtualisht ti i ndjen miq.
Nepermjet kesaj eksperience qe avash avash po ben 2 vjec aq sa ben dhe vajza ime Sharmin pas disa ditesh kuptoj qe ne fund te fundit nuk jemi dhe aq "te keqinj" sa ndonjehere e etiketojme veten.
Ne saj te blogut kam perqafuar nje Miss pa e njohur me pare(it sounds so sexy but its real) ,nje Blogere pa i ditur ndoshta sakte as mbiemrin (sikurse dhe ajo mua),diku ne nje byrektore me ka folur nje vajze e diku ne nje makine me dere te hapur nje tjeter vajze bukuroshe kerkonte te me fotografonte.
Po e them kete pasi te gjitha keto vajza ishin  edhe me te bukura se une e qe ndanin ndoshta te njejtin pasion per fashion-in apo moden quajeni si te doni :) dhe anjera prej tyre nuk pati komplekse te shfaqte dashamiresine per nje risi sic eshte blogu.Gjithcka filloi si loje e ndoshta dhe si mode,por sot kuptoj qe eshte nje lidhje e qendrueshme komunikimi qe ndoshta ka benefitet e veta ne te dy krahet autor e lexues,ndaj ndjej nevojen t'ju falenderoj qe me ndiqni e me perkrahni qofte dhe me nje buzeqeshje ne rruge nderkohe qe jeni deshmitare te setit te rradhes.

Nje njohje nepermjet blogut eshte dhe vajza shqiptare qe jeton ne Londer Keti Sala e cila ka nje pasion te madh Fotografine dhe qe dje me beri nje dhurate shume te mrekullueshme.
U ofrua te ishte ajo fotografja e Blogut per nje dite dhe une nuk gjej fjale te pershkruaj kenaqesine qe ndjeva. Nuk  e besoja dot qe e njejta fotografe qe shtrihej per te fotografuar sa me mire modelet e Simone Rochas nje vit me pare ishte perballe meje duke u munduar te merrte maximumin nga foto e rradhes.

Une i jam shume mirenjohse dhe dua ta falenderoj pafund qe me beri pjese te galerise se saj te pasur te cilen mund ta vizitoni ketu.

Return of a Lady eshte Kryetitulli i numrit te fundit te revistes Edit me Kate Bosworth ne kopertine,kur themi Lady gjithnje na lidhet me lady D krehjen e te ciles perdora ne kete set dhe meqenese edhe per Ketin ishte nje kthim ne Shqiperi mendova se ishte titulli i duhur.
Shpresoj t'ju plqeje seti po aq sa edhe mua :)
No photo-shop applied po ndoshta kjo dhe kuptohej nga qukat e mia :).
























14 comments:

  1. Happy for you..gjithmone kaloj ne keto vendet ku del ne foto por asnjehre nuk rastis te te takoj...shoh njehere rreth e rrotull po sdukesh gjekundi...

    ReplyDelete
  2. Te mrekullueshme keto foto! Komplimenta fotografes!

    www.theromrom.com

    ReplyDelete
  3. Dukesh teper e bukur. Komplimente ty si modele dhe Ketit si fotografe.. Nje skuader perfekte per kete photoshoot ;)

    ReplyDelete
  4. Keti vertet e talentuar. ti fantastike dhe frymezuese si gjithnje.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dori faleminderit dhe te jap shume te drejte per Estelen :))

      Delete
  5. shuume bukur! Keto syzet me pelqejne shume fare e te shkojne per mrekulli :)

    ReplyDelete
  6. Kesaj i thone kur kompetencat dhe eksperiencat bashkohen, vetem sukses dhe perfeksion pritet!!!
    Superate ogni aspettativa!!!
    Komplimente te dyjave.

    ReplyDelete
  7. Pershendetje te gjitheve dhe ju falenderoj per komentet tuaja rreth fotografise.
    Mund te them me bindje te plote qe me Estelen nuk ishte aspak e veshtire te realizoje nje set cilesor. Personalisht jam shume e kenaqur qe e kam njohur Estelen nga afer kete radhe dhe ju inkurajoj dhe ju ta njihni ate pertej mureve te ketij blogu :))

    Ju falenderoj dhe njehere per komentet e fotove :-)) Keti

    ReplyDelete
  8. Foto shume te bukura, kombinimi shume i bukur. Jeni gjendur te dyja dhe keni bere nje set kaq te thjeshte por dhe te bukur! Cte thrm me shume se kaq?

    ReplyDelete

Total Pageviews