Thursday, May 30, 2013

It's all about... CELINE

Gjithnje kam  menduar qe nje Stampe apo Brand nuk te ben me te lumtur apo me te plotesuar me veten dhe nuk dua ta kundershtoj veten per Celine :)

E vetmja gje qe me terheq ne kete fushe realisht nuk eshte cilesia cmimi apo design-i,por me pelqen te germoj dhe te mesoj per industrine pas produktit me emocionon ideja e suksesit dhe si eshte arritur ai.
 Dhe per te folur pak per Celine shtepine franceze te modes qe eshte themeluar ne 1945 nga Celine Vipiana,e cila fillimisht prodhonte kepuce lekure femijesh e me pas per femrash, ne vitet 60 shtoi dhe linjen e veshjeve per femra, u drejtua nga vete Celine deri ne 1997.Celine eshte pjese e grupit Louis Vuitton SA qe prej 1988 dhe menaxhimi i saj per ta kthyer ne nje Brand te fuqishem rezulton i suksesshem edhe pse ka kaluar shume peripeci.
Ne 1997 drejtimin e mori Michael Kors deri ne 2004 per ta kthyer kete shtepi ne nje emer me te vleresuar dhe te identifikueshem ,nderkohe pas tij pasuan vite te veshtira ne drejtimin e nje italiani dhe nje ruseje deri kur ne shtator 2008 u shpall drejtore e shtepise Phoebe Philo per te prezantuar Koleksionin e pare te saj ne 2010.Celine eshte konsiderohet femija "i lene pas dore" i grupit, ku LV dhe Dior jane "te perkedhelurit",por kjo nuk e pengoi Phoebe ta conte kete Brand ne nje tjeter dimension.

Mu desh ca te shkoja te Phoebe vetem per te theksuar faktin qe pas ketij emri qe tashme thote shume qendron nje mama 3 femijesh nje angleze qe jeton ne France dhe eshte pikerisht kjo grua me krijimet e saj na kane hipnotizuar dhe flas ketu per Celine Luggage  apo Trapeze veshet e cantes qe pushtoi boten  apo Celine Coats qe padyshim e kane vulen e nenes se re pasi sapo kish lindur femijen e trete dhe gjithcka kish nevoje ishin prerjet Oversize :) apo dhe linja e Syzeve me prerje te trasha qe imponojne prezencen.
Syzet Celine po kthehen  ne nje aksesor te domosdoshem per gjithe celebrities por dhe njerzit e tjere dhe Skeleti i Trashe qe deri tani konsiderohen si signature e shtepise CELINE me besoni qe vertet jane padyshim syze me karakter te forte ndaj s'mund ti rezistoje asnje :)

Pavaresisht gezimit tim per Celinet me besoni qe asgje nuk ka me rendesi se era e qumeshtit... e Jetes dhe domethenia e grimcave te vogla qe mund te mos kene shkelqimin e Celine apo kujtdo Brandi tjeter por kane ate...driten me verbuese, ate te Dashurise.


























PS Kjo eshte mbesa ime me ere qumeshti qe thoneee qe i ngjan halles se vet :) qe s'ka CELINE ta konkurroje :)




3 comments:

  1. Sa keq që s'mund të postoj dot foto në koment, sepse e kam një foto ku Scarlett Johansson ngjan fiks me ty me gërshetin mbi kokë, me buzët dhe çdo detaj tjetër. :)
    Dukesh so fresh Estel'
    S'po ndalem tek Celine, por tek mbesa - jetë të gjatë dhe të bukur!

    P.S- dua tutorial për gërshetin unë :)

    xoxo N.

    ReplyDelete
  2. yll, yll, yll, ne cdo detaj...... pastaj qershia mbi torte fotoja me mbesken :)))

    ReplyDelete
  3. Kombinimi yll fare, fustani me lulka ben kontrast me kepucet qe btw jane super cool dhe rripi i balancon disi. Gersheti, buzekuqi, syzet jane dashuri me vete :) you rock Estela

    ReplyDelete

Total Pageviews